Reumatizma/ Sa i dëmton dhe organet e tjera, trajtimet natyrale

Artriti apo reumatizma janë sëmundje që besohet të prekin vetëm kyçet. Megjithatë, mjekët sqarojnë se disa lloje të sëmundjes mund të ndikojnë edhe zona apo organe të tjera. Kur ky reagim ndodh, trupi pëson një sërë goditjesh. Organizmi vuan nga temperatura, plogështia, anemia, tharja e syve dhe e gojës.

Marketing

Probleme të tjera janë : fibroza pulmonare, akumulimi i lëngjeve në mushkëri, probleme me nervat, komplikacioni në stomak dhe sëmundje të veshkave. Lista e ndikimit sistematik të artritit dhe reumatizmës është më e gjatë se kaq. Megjithatë, studimet thonë se jo çdo lloj artriti ka një ndkim në organizëm. Osteoartriti është një shembull i tillë, sepse sëmundja prek vetëm kyçet.

Përse Artriti Reumatoid Ndikon Tek Organet e Tjera
Ky ndikim është në varësi jo vetëm të geneve por edhe faktorëve rrethanorë. Rreziku që artriti dhe reumatizma të kenë një ndikim te organet e tjera rritet falë prezencës së antitrupave. Niveli i këtyre antitrupave që sulmojnë organizmin rritet shumë nga duhanpirja por edhe faktori genetik.

Analiza e Faktorit Reumatoid Është e Nevojshme
Antitrupat që sulmojnë imunitetin gjenden në gjakun e 80 përqind të të rriturve të prekur nga artriti reumatoid. Nëse ju vuani nga dhimjet e kyçeve, nxehtësia e tyre, mpirja por edhe lodhja, temperatura dhe rënia e beftë nga pesha, atëherë mjeku do t’ju kërkojë kryerjen e testit të faktorit reumatoid. Është një test normal gjaku. Ky test do të ndihmojë diagnostifikimin e saktë të sëmundjes dhe kuptimit të llojit specifik të saj. Duke qenë se sëmundja diagnostifikohet me vështirësi në fazën paraprake të saj, analizat e gjakut janë të nevojshme.

Zgjidhni ushqime të shëndetshme për kocka të forta
Kalcium. Qumështi dhe produktet e tjera të bulmetit nuk janë të vetmet burime të kalciumit. Asimilimi i kalciumit kërkon shumë vitaminë K, magnez dhe një sërë mineralesh. Sipas të dhënave, këto ushqyes të dobishëm mund t’i gjeni te boronicat dhe barishtet si spinaqi, lakrat e vogla, pazia dhe brokoli. Mos hezitoni t’i përfshini këto ushqime në gatimet tuaja të përditshme, duke shtuar hudhrën dhe vajin e ullirit.

Lëngu i hithrës është efikas. Lexoni këtu për mënyrën e përgatitjes. Po ashtu kura me spec djegës dhe vaj ulliri të cilin e gjeni duke klikuar këtu. Bashkë me të mbajtja e një peshe të mirë trupore është e rëndësishme./AgroWeb