Parashikimi i motit për sot: Freskët dhe me shi

Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme me shi të kohëpaskohshëm të rrëmbyeshëm dhe bubullima, lokalisht dhe në formë të motit të ligë me erë të përforcuar dhe kushte për paraqitje të breshrit.

Marketing

Në pjesët perëndimore do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 12 deri 20 gradë celsius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 21 deri 36 gradë celsius.