160 milionë euro nuk mjaftojnë, PSG refuzon ofertën e Realit për Mbappe

Real Madrid ka bërë ofertën e parë zyrtare me vlerë 160 milionë euro drejtë PSG-së për Kylian Mbappe.

Marketing

Francezi ka refuzuar rinovimin e kontratës që disa herë, ndërsa tani dy klubet janë në negociata..

Oferta e parë e Real Madridit për Mbappe tashmë është refuzuar, kështu raportuan gazetari i Telefoot, Julien Maynard dhe i Calciomercato, Matte Moretto.

 

Ndërkohë, Mayneard gjithashtu raporton se Real Madrid menjëherë është duke përgatitur ofertën e dytë zyrtare për francezin.

Gjithashtu edhe Gianluca di Marzio raporton se oferta 160 milionëshe është refuzuar, derisa ditët e ardhshme janë vendimtare.

 

Lojtari është në pritje t’i jepet drita e gjelbër nga klubi për të arritur marrëveshje personale me Real Madridin.