Pse nuk duhet ta hapni kurrë derën e veturës me dorën e majtë

Shoferët në të gjithë botën janë duke marrë disa leksione të rëndësishme dhe nuk është çudi që ky rregull në kursin e patentës të jetë si një mësim kyç. Kurrë mos e hapni derën e makinës me dorën e majtë kur gjendeni në krahu e shoferit, kjo vlen edhe për vetë shoferin. A është ky një paralajmërim apo një mësim?

Marketing

Ky rregull ka nisur të zbatohet rreptësisht në Holandë si vendi që përdor më shumë biçikletat. Si rezultat, ky vend i vogël evropian ka disa korsi, ligje dhe rregullore ndër më të përparuarat në botë. Instinkti është që të hapim derën me dorën e majtë sepse jemi në atë krah dhe e kemi më të lehtë.

Por, shoferëve holandezë deri tani u është ndaluar rreptësisht ta bëjnë këtë gjë sepse çdo vit janë shënuar rreth 150.000 plagosje duke hapur derën e makinës nga ana e shoferit me dorën e majtë. Aksidentet përfshijnë edhe dëmtimet e makinave përbri, por rreziku vdekjeprurës i këtij veprimi është shkaktuar tek çiklistët.

Kjo lloj përplasjeje është më e zakonshme nga ç’mund ta mendojmë. Shumë çiklistë përplasen si shkak i hapjes së pakujdesshme që u bëhet dyerve të makinës. Zakonisht ajo që ndodh është që çiklisti lëviz shpejt në korsinë e biçikletave dhe papritmas para tij hapet një derë çka sjell edhe përplasjen fatale. Të paktën 24 çiklistë kanë vdekur në këtë mënyrë edhe pse numri mund të jetë më i madh, por ka raste që nuk janë raportuar.

Në qoftë se ju përdorni dorën tuaj të majtë për të hapur derën kur ju jeni në anën e majtë të makinës, ju e hapni atë pa i kushtuar vëmendje trafikut apo asaj çfarë mund të kesh pas.

Në anën tjetër, në qoftë se ju përdorni dorën e djathtë për të hapur derën, jeni i detyruar që ta ktheni trupin e sipërm dhe të kuptoni nëse dikush po vjen.

Sigurisht, çiklistët nuk janë i vetmi rrezik potencial. Hapja e derës me të djathtën gjithashtu mund të mbrojë shoferët e tjerë dhe këmbësorët nga përplasja. Ky ndryshim i thjeshtë në shprehitë tuaja mund të bëjë një ndryshim të madh në përmirësimin e sigurisë në rrugë.