Takimi Selami-Ismaili, ja çka u diskutua

Zëvendësdrejtori në Drejtorinë për të ardhura publike Abduselam Selami ka takuar Sekretarin Shtetëror të Ministrisë së Bujqësisë Rexhail Ismaili. Në kët takim mes tjerash është diskutuar edhe për tatimin personal të të ardhurave në sferën e bujqësisë.

Marketing

Postimi i plotë:

Në kuadër te agjendës së sotme të punës, kisha kënaqësinë të realizoj takim pune me mikun tim, Sekretarin Shtetëror të Ministrisë së Bujqësisë Rexhail Ismaili, me të cilin gjërë e gjate biseduam rreth temave të bashkëpunimit mes dy institucioneve ku jemi pjesë te stafit udhëheqës.

Ndër të tjerat, folëm edhe për projektet për zhvillim rural dhe temat te cilat i tangojnë bujqit, me theks të veçantë për tatimin personal të të ardhurave. Për ne si Qeveri e Republikës së Maqedonisë së Veriut, zhvillimi i bujqësisë është një ndër kapitujt kryesorë për të cilin po veprojmë, andaj qëndrojmë maksimalisht të angazhuar të sigurojmë kushte dhe përkrahje maksimale për zhvillimin e bujqësisë, rritjen e prodhimtarisë së produkteve bujqësore dhe zhvillimin e vendeve rurale për rritje të kapaciteteve për turizmin.