NUREDINI: U dakordua realizim i përshpejtuar i projektit “Përmirësimi i rezistencës ndaj përmbytjeve në rajonin e Pollogut”

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini sot realizoi takim pune me Koordinatoren e Përhershme të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Narine Sahakyan, Drejtoreshë e Zyrës së UNDP-së në Shkup.

Marketing

Qëllimi i takimit ishte diskutimi i progresit të Projektit dhe aktiviteteve prioritare, të cilat synojnë të bëjnë një ndryshim thelbësor në mënyrën e trajtimit të rrezikut nga përmbytjet në rajonin e Pollogut, i cili konsiderohet si më i prekshmi në vend për këtë çështje. Projekti financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe zbatohet nga UNDP.

Në këtë drejtim, ministri Nuredini shprehu gatishmërinë për të mobilizuar më shumë fonde nga Qeveria e RMV-së, për zbatimin e të gjitha aktiviteteve të planifikuara në projekt.

Në fund, Ministri Nuredini shprehu mirënjohje ndaj UNDP-së për angazhimin dhe kontributin e tyre në zbatimin e këtij projekti, si dhe për mundësinë për të vazhduar bashkëpunimin në fushën e efiçiencës së energjisë.