Pas publikimit të koalicionit parazgjedhor mes VMRO-së dhe ASH-së e AA-së, kanë plasur reagime të shumta në rrjetet sociale duke u thumbuar kështu persona që mbajnë detyra partiakenë ASH.
Koalicion interesi, aspak koalicion i logjikshem, sidomos për Z.S që ke protagonist i 27 prillit. Nuk mund të luftohet korrupsioni me partinë nënë të korrupsionit.
Ndryshe, VMRO sot i dhunoi përsëri, i detyroi të bëjnë koalicionin më datë 27, për tua treguar vendin
I mblodhi përsëri më datë 27 kinse për të bërë koalicion, por si duket ai i mblodhi pikërisht për tua treguar vendin. Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-së mblodhi sot Ziadin Selën dhe Afrim Gashin pikërisht në një datë si 27 që asocon në numër 27 prillin e ngjarjeve të përgjakshme në Parlament.
Por këtë si duket nuk e kuptoi as Sela e as Gashi, madje ky i fundit jo se nuk mundet si të kuptojë sepse nuk e ka përjetuar, por si e përjetoi Sela datën 27, vetëm ai e din. Që çudia të jetë akoma më e madhe, lind pyetja se pse Mickoski zgjodhi pikërisht datën 27 si numër, për të zyrtarizuar koalicionin me ASH dhe AA, a mos vallë për tua treguar edhe njëherë e mirë vendin e për t’i lënë në histori si parti humbëse.
Madje, ato kishin mund të zgjedhin ndonjë datë tjetër për të bërë publike këtë koalicion parazgjedhor, por me këtë Mickoski krahas dhunimit që ju bëri më 27 prill në Parlament, i dhunoi për herë të dytë sot, më 27 gusht. Dëmi që ju shkakton ky koalicion do të shihet pikërisht ditën e zgjedhjeve lokale.opinionpress