Situatë kritike nga COVID në Kosovë, Kurti anulon vizitën në Austri, thërret mbledhje urgjente

Nisur nga situata kritike e pandemisë së COVID në Kosovë, kryeministri Albin Kurti ka anuluar udhëtimin drejt Austrisë ku sot pasdite do të mbahet Forumi Evropian Alpbach 2021,
Pasditen e sotme ai do të thërrasë në mbledhje urgjente Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Kosovës.

Marketing

“Për orën e mbledhjes do të njoftojmë së shpejti”, bën të ditur zyra e kryeministrit.

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 18 persona si pasojë e COVID ndërkohë që janë konfirmuar pozitivë rreth 2 mijë raste të reja.