U bë hapjе solemne e zyrave të Iniciativës për ‘Gostivarin që dua’

Drejtuesit e Iniciativës qytetare “Gostivari që dua”, sot me një solemnitet modes bënë hapjen e zyrave në qytetin e Gostivarit. Lekë Dalipi, anëtar i Iniciativës në prononcimin para mediumeve deklaroi që këto do të jenë zyrat ku dhe do të presim në takime përfaqësuesit e partive politike për të ua prezantuar programin e përgatitur nga Iniciativa për zgjedhjet lokale 2021.

Marketing

“Kam kënaqësi që në emër të Iniciativës qytetare “Gostivari që dua”, në prani të anëtarëve, mysafirëve dhe mediave, të inauguroi zyrat e Iniciativës, nga ku, në të ardhmen do të realizojmë aktivitetet tona për Gostivarin që duam. Kjo do të jetë zyra ku dhe do të presim në takime përfaqësuesit e partive politike për të ua prezantuar programin e përgatitur nga Iniciativa për zgjedhjet lokale 2021. Brenda ditës, partitë politike do të pranojnë edhe zyrtarisht ftesë për takime. Do të ftohen të gjitha subjektet politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të Tetorit”, – tha Dalipi.

Programi për “Gostivarin që dua”, shtoi Dalipi, është drejt përmbylljes dhe aktualisht plotësohet me propozime që vijnë nga ana e banorëve të Gostivarit.

“Inkurajuese është interesimi i madh i të rinjëve për të dhënë idetë dhe propozimet e tyre për zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohet sot Gostivari. Në ditët në vijim do të presim përgjigje nga subjektet politike. Pastaj do të bëjmë agjendën e takimeve të dakorduara bashkë. Ndërkohë, ne do të vijojmë me aktivitetet që i kemi planifikuar”, – përmbylli deklaratën për mediat anëtari i Iniciativës për Gostivarin që duam, Lekë Dalipi.