Qytetarët e vaksinuar mund të udhëtojnë drejt BE

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe informoi se qytetarët e vaksinuar nga vendi ynë mund të udhëtojnë ku të duan, duke i treguar pasaportat Covid dhe çertifikatat. Kështu e shpjegoi ministri, vendosjen e vendit tonë në listën e zezë të BE-së, duke theksuar se kjo ka të bëjë edhe me politikën e vaksinimit në vend.

Marketing

“Për udhëtim në vendet e BE-së, për shëmbull në Gjermani personave të vaksinuar nuk ju duhen test PCR dhe karantinë. Ekipi jonë ka bërë përpjekje speciale, kështu që çertifikata e vaksinimit është e njohur në të gjitha vendet evropiane dhe të gjithë ata që e posedojnë, lirisht mund të ushëtojnë”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

I gjithë qëllimi sipas tij, është që të rritet numri i të vaksinuarëve. Filipçe bëri me dije se vaksina 20 fish e ulë rrezikun e vdekjes nga koronavirusi. Më tej, njoftoi se ka komuna që e kanë arritur përqindjen e vaksinimit në 50-60%, por njëkohësisht tha se është rritur numri i qytetarëve të vaksinuar aty ku më herët ka qenë shumë i ulët, duke përmendur Tetovën.