Sot është bërë pastrimi dhe renovimi i çerdheve në Komunën e Strugës. Aty ku fëmijët fillojnë rrugëtimin për të përfituar dijen është e domosdoshme që edhe pastërtia të jetë në nivel të lartë.
Çerdhet janë stacioni i parë në rrugëtimin e procesit arsimor, prandaj kemi detyrim të investojmë dhe të ofrojme kushte të mira për më të vegjëlit.
Aty fëmijët i mësojnë rregullat dhe principet themelore të sjelljes së mirë, përmbushjen e obligimeve, respektin ndaj atyre që kujdesen për ta. Socijalizohen, shoqërohen, përparojnë, dhe krijojnë themelet e arsimimit të mëtutjeshëm.
Në afat të shkurtër kohor u renovuan oborret në të dy çerdhet “Flutura” dhe ”Dielli2, kuzhina dhe dyshemeja dhe pllakat nëpër korridore.
Për ne çdo fëmijë është i rëndësishëm, dhe çdo fëmijë ka te drejtë për një proces kualitativ edukativo-arsimor.
Sepse ne kujdesemi!