Ganiu: Edhe një projekt i suksesshëm në Komunën e Çairit

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu përmes një postimi në facebook njofton edhe për një projekt tjetër të realizuar me sukses. Bëhet fjalë për përfundimin e arsimit të mesëm të  400 personave të moshës së rritur.

Marketing

Postimi i plotë:

Një projekt tjetër i suksesshëm në Komunën e Çairit, sot përfunduan arsimin e mesëm edhe 400 persona të moshës së rritur
400 persona të moshës së rritur sot përfunduan arsimin e mesëm, në kuadër të Projektit arsim për të rritur. Ky projekt realizohet për të katërtën herë me radhë me kërkesë të Komunës së Çairit deri te Qendra për Arsimin e të Rriturve dhe zbatohet në Shkollën e mesme “Cvetan Dimov”.

Diplomat i shpërndamë së bashku me koordinatorin e projektit Besnik Ajetin, njëherësh edhe koordinator i grupit të këshilltarëve të BDI-së në qytetin e Shkupit dhe me Visar Durakun, drejtor i SH.M.Q.SH “Cvetan Dimov”.

Projekti në fjalë po realizohet nga viti 2013 dhe nga fillimi e deri tani, arsimin e mesëm e kanë përfunduar mbi 1300 të rritur.
Mosha e të rriturve që kanë përfunduar shkollimin e mesëm me këtë projekt është mbi 25 vite e sipër.

Ky projekt është tejet i rëndësishëm sepse ndikon në rritjen e arsimimit të popullatës në përgjithësi, por edhe është pozitiv në aspektin ekonomik ngaqë i afrojmë qytetarët më pranë mundësive të shumta të tregut të punës dhe avancimit në vendet ekzistuese të punës.

Ditën e sotme, po me kërkesë të Komunës së Çairit, filloi faza e pestë e projektit, ndërsa arsimin e mesëm e filluan edhe 150 të rritur të tjerë.