Pas agjendës së stërngarkuar diplomatike sonte kujdestar në pikën e vaksinimit, në Tetovë
“Me kërkesë të kryetares së komunës së Tetovës, znj. Teuta Arifi, sonte kujdestar në pikën e vaksinimit në muzeun e Tetovës (ish shtëpia e armatës) në ndrimin e tretë. Te gjithë të pavaksinuarit i ftojë të vijnë.
Ne jemi gati!”
Ka shkruar në facebook i pari i diplomacisë Bujar Osmani.
Kujtojmë se mbrëmë deri në orët e vona në aeroportin e Shkupit kryediplomati Osmani ishte prezent për të pritur grupin e parë të afganëve në Maqedoninë e Veriut, sot gjatë ditës kishte takim me homologun grek Nikos Dendijas, nesër- ashtu siç kanë njoftuar nga Ministria e Jashtme- do të ketë takim me kryediplomatin danez Jepe Kofod.