Teuta Arifi uron fillimvitin e ri shkollor nga shkolla e re Reçicës së Vogël (Foto)

Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, ka uruar sot fillimin e vitit të ri shkollorë për gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit duke u dëshiruar një vit të mbarë.

Marketing

Por e veçanta e gjithë kësaj ka të bëjë me faktin se këto mesazhe ajo i dha nga shkolla moderne e Reçicës së Vogël, një ëndërr e bërë realitet për nxënësit atje që do mësojnë në kushte shumë të mira.

“Nuk kishte si të fillojë më bukur kjo ditë, përpos se në shkollën e re Naim Frashëri në Reçicë të Vogël, ku një endërr të 20 viteve po e bëjmë realitet!” tha Teuta Arifi

Sot me shumë krenari, e vetëdijshme për punën dhe sakrificën e gjithësecilit që punoi për ta jetësuar këtë endërr të banorëve të Reçicës së Vogël, hapim dyert e këtij tempulli të dijes për një klasë të parë të filloristëve i shpreh e para e Komunës së Tetovës .

Ky objekt i bukur dhe modern shkollor ka një sipërfaqe prej 3500m2 dhe do t’ju shërbejë më shumë se 560 nxënësve filloristë në 2 ndrime!

Kryetarja Arifi poashtu falënderoi edhe ish Ministrin e arsimit dhe shkencës Arbër Ademi, dhe të gjithë ata që punuan dhe u angazhuan parreshtur gjatë gjithë këtyre viteve për të arritur këtu ku jemi sot.

Gjatë muajve në vijim dë të vazhdojë procesi i ndarjes së klasave dhe stafit arsimor nga objekti qendror i shkollës Naim Frashëri në Tetovë, një proces shumë i rëndësishëm që padyshim do të kërkojë mirëkuptim si nga filloristët, prindërit ashtu edhe nga stafi arsimor dhe teknik në këtë institucion të arsimit fillor.

“Kur të kompletohen të gjitha klasat dhe kuadri i nevojshëm, shumë shpejt do të bëjmë edhe hapjen solemne të kësaj shkolle moderne” deklaroi z. Arifi duke thënë se do të angazhohet edhe më shumë për Tetovën.