Pa Goran Pandevin, por me trajner të ri Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll do të kërkojë kualifikim edhe në Kampionatin Botëror që do të mbahet në Katar në vitin 2022.
Nesër në Shkup, Maqedonia përballet me Armeninë në kuadër të xhiros së 4 të grupit J. Por çfarë do të bëjë më ndryshe trajneri Bllagoja Milevski nga ish trajneri Igor Angellovski.
“Freskimi i ekipit është i patjetërsueshëm dhe kjo në vete mbanë ndryshime të caktuara në skuadër. Deri tani sipas mendimit tim është gjetur e gjithë ajo se si duket cilësia individuale e futbollistëve. Intenca tani do të jetë në atë se si duhet tani të funksionojmë sikur ekip dhe i gjithë koncentrimi është në atë se si të nisim sa më shpejt që në terren të funksionojmë sikur ekip”, theksoi Bllagoja Milevski – trajner.
Trajneri është ndërruar por objektivi mbetet i njëjtë. Mesfushori Enis Bardhi tha se beson në këtë ekipi dhe se nuk do të jetë problem për arritur rezultate pozitive.
“Është ndeshja e parë e jona me trajnerin e ri, por që objektivi jonë nuk ndryshon. Në shkojmë lojë pas loje dhe japim maksimumin dhe tentojmë të tregojmë lojë cilësore në fushë. Kjo është e para, që ta japim maksimumin, rezultatet dhe gjërat e tjera janë duhet t’ia lëmë kohës, por besoj që me këtë ekip që kemi nuk kemi për të pasur problem për të dalë në fushë dhe ta japim maksimumin”, deklaroi Enis Bardhi.
Ndeshja me Armeninë zhvillohet në Arenën Todor Proeski nësër në ora 20:45. Më pas të dielën vijon ndeshja me Islandën dhe me Rumaninë më 8 shtator. Nga tre ndeshjet e zhvilluara deri tani Maqedonia është në vendin e dytë në grup, me 6 pikë. Federata e futbollit tashmë i kë lëshuar në shitje biletat, me çmim prej 300 denarë. Kapaciteti në stadiumin “Toshe Proeski” është i kufizuar për shkak masave antikovid në përputhje me protokollet e UEFA-s.