Kryetari i Komunës së Sarajit sot ka qenë i pranishëm në shkollën fillore “Emin Duraku” për t’ju uruar mirëseardhje nxënësve dhe filloristëve. Pas një periudhe të gjatë pa u ulur në bankat shkollore Bexheti ju dëshiroj suksese të mëtutjeshme dhe ju premtoi për kushte edhe më të mira në të ardhmen e afërt.
Sot në ditën e parë të vitit shkollor kryetari Bexheti vizitoi shkollën fillore ”Emin Duraku” në vendbanimin Arnaqi, ku ai ju uroi suksese në punë dhe apeloi që tju përmbahen masave për parandalimin e pandemisë.
Komuna e Sarajit në vazhdën e punimeve për përmirësimin e kushteve për arsim cilësor në këtë shkollë ka bërë rekonstruimin e tërësishëm të kulmit, ku pllakat e azebstit janë zëvendësuar me llamarinë. Sipërfaqja e përgjithshme është 640m2 dhe vlera e projektit është 3.300.000 denarë
Ne do të vazhdojmë edhe më tej në të gjitha shkollat fillore për të siguruar kushte sa më kualitative për zhvillimin e programit edukativo – arsimor.