Grubi: ASH-VMRO-DPMNE koalicion i ndarjes, jo koalicion i bashkimit

Zëvendëskryeministri Artan Grubi, gjatë inaugurimit të BitPazarit, i pyetur se çfarë fushate pret nga kundërshtarët politik, ai në veçanti foli për koalicionin ASH-VMRO-DPMNE.

Marketing

“I quajnë koalicioni 27 në rrjetet sociale, është koalicion i ndarjes, jo koalicion i bashkimit, koalicion i “Shkupi 2014”, dhe jo i një Shkupi të përbashkët. Mezi po pres që të shoh ditën kur të gjithë votuesit e Aleancës, me gjithë zemër, me gjithë atë entuziazëm, do të votojnë për VMRO-DPMNE-në e Nikolla Gruevskit dhe Hristijan Mickoskit. Dhe e kundërta, të gjithë ata patriotë të VMRO-DPMNE-së, të gjithë ata që hynë në kuvend më 27 prill, gjithë ata që e mbështetën Shkupi 2014, do të votojnë me bindje të thellë me gjithë zemër për Zijadin Selën dhe Aleancën. Mezi po e pres 18 nëntorin”, theksoi Grubi.