Një jetë më e mirë për të gjithë qytetarët në vend është pikësynim i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe kjo është thënë sot gjatë vizitës së delegacionit në përbërje të ministrit të Shoqërisë informatike dhe administratës, z. Jeton Shaqiri, deputetëvë të zonës z. Arbër Ademi dhe z. Berat Ajdari.
Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se fillimi i punimeve për ndërtimin e shtratit të lumit në fshatin Hotël do të mundësojë një pamje krejtësisht ndryshe dhe shumë moderne gjithë fshatit. Ky projekt është në në gjatësi prej 481 metër dhe me këtë rast do të bëhet edhe rregullimi i kanalizimit fekal ne gjatësi prej 1000 metër, në të dyja anët e lumit.
Qeveria nga Programi TAV i ka ndarë komunës së Likovës 20.162.929,90 denarë për realizimin e shtratit të lumit në fshatin Hotël, ndërsa komuna nga buxheti vetanak ka ndarë 9.800.000,oo denarë, për kanalizimin fekal.
Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh konsideratë për gjithë banorët e komunës së Likovës për mirëkuptimin që kanë treguar deri në fillimin e punimeve të këtij projekti pasiqë punët e mira në këtë zonë nuk do të ndalojnë me kaq, pasiqë shumë shpejt do të fillojnë punimet për asfalitimin e dy rrugicave që janë arterja kryesore e vendbanimit Hotël.