Ndikimi i pandemisë në shëndetin mental, ja çfarë këshillojnë mjekët

Duam apo nuk duam ta pranojmë, pandemia ka ndikuar jashtëzakonisht shumë në shëndetin tonë mental. Kjo pasiguri manifestohet me vështirësi psikologjike, si ankthi, frikë e shtuar te pothuajse seicili prej nesh, pasiguri dhe zvogëlim të dëshirës për të menduar për një të ardhme më të largët, e përqëndrim në frikën nëse e nesërmja do të kalojë pa u infektuar. Epskertët thonë se cdonjëri prej nesh duhet të përqëndrohet në gjërat që e bëjnë të lumtur, e të dëgjojë vetëm informacionet nga ekspertët. Thonë se rrjetet sociale ndikojnë shumë në rritjen e frikës, për shkak të lajmeve të rreme që I gjejmë përditë në to.

Marketing

“Kjo pasiguri mbizotëron për faktin se është sëmundje e re e panjohur dhe normalisht që do të ketë jnë reagim të tillë te qytetarët. Prandaj si eksperte u apeloj qytetarëve të mos informohen nga mediat sociale të mbushura plot me lajme të rreme por të respektojnë rekomandimet e ekspertëve të gjejnë mënyrë për t’u relaksuar, më shumë të dalin në natyrë për të zvogëluar kontaktin në grupe të mëdha ose të rrinë në shtëpi duke u marrë me aktivitete që i kënaqin, si lexim, ndonjë film apo të dëgjojnë muzikë. Kjo me qëllim të ndihmojmë që më lehtë të kalojmë këtë pasiguri dhe frikë momentale.”, tha Biliana Nasteska, psikiatre në spitalin e Kërçovës.

Psikologët thonë se kujdes I vecantë u duhet kushtuar edhe fëmijëve që tani u kthyhen edhe fizikisht në shkola. Edhe atyre u duhet shpjeguar m ekujdes se cfarë ëhstë pandemia e si të ruhen prej saj, pa hequr dorë nga loja me bashkëmposhatarët, por duke respektuar protokollet.