Maqedonia e Veriut barazon me Islandën

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut edhe pse e kishte fitoren në duar të sigurta, nuk ja doli të del me tre pikë në përballjen me Islandën, pasi ndeshja u mbyll me barazim 2:2. Në Reikjvik përfaqësuesja e vendit dominoi takimin, duke avansuar që në minutën e 12-të me anë të Darko Vellkovskit, me këtë të fundit që mori një asist nga ana e Ezgjan Alioskit.

Marketing

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në pjesën e dytë, në minutën e 54-t, asistuesi i golit të parë, Alioski realizoi për avantazh 2:0. Kur shihej se Maqedonia është shumë pranë triumfit dhe tri pikëve, Islanda në minutën e 78-të me Bjarnason ngushtoi shifrat në 2:1, ndërsa në të 84-t Gudjonsen barazoi rezultatin në 2:2.

Edhe pse kishte edhe 7 minuta lojë shtesë, të përzgjedhurit e Bllagoja Milevskit nuk arritën që të ndryshojnë rezultatin, duke u ndarë kështu me barazim dhe vetëm një pikë sërish në konto.