Kosova në ‘frymën e fundit’ fiton një pikë ndaj Greqisë falë Muriqit

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar paraqitje të mirë, por në fund arriti të fitoi një pikë ndaj Greqisë, e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës.

Marketing

“Dardanët” dominuan në të gjitha aspektet për 90 minuta, por rezultati përfundimtar doli të jetë 1 – 1.

Goli i parë, që në fakt ishte aksioni i vetëm i Greqisë, erdhi nga Douvikas përmes një kundëraksioni pasi u asistua nga Bakasetas (45+2).

Kosova dominoi në posedimin e topit, por sulmi ishte i dobët në këtë takim.

Kastrati, Rashica dhe Muriqi nuk arritën të ‘thyejnë’ mbrojtjen e Greqisë, derisa edhe përzgjedhësi Bernard Challandes nuk mund të thuhet se bëri zgjedhjet e duhura, ngase golashënuesi më i mirë i Hammarbyt, Astrit Selmani nuk zhvilloi ende asnjë minutë, duke qëndruar gjithë kohën në stol.

Derisa mendohej se Greqia fitoi pikët e plota, nga një aksion i shpejtë, Hadërgjonaj asistoi për Muriqin që me kokë fitoi një pikë për “Dardanët” (90+2) – VIDEO

Pas këtij barazimi, Kosova renditët e treta me katër pikë, derisa Greqia renditët në vendin e katërt me tre sosh.

Pas tre ditëve, Kosova do përballet me Spanjën në “Fadil Vokrri”.