Moti në vend sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit. Kryesisht në pjesët jugperëndimore do të ketë paraqitje të shiut lokal me bubullima të rralla. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, ndërsa në pjesët verilindore erë afatshkurtër e përforcuar verilindore.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri në 17, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë prej 20 deri në 28 gradë.
Edhe në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm, me diell dhe vranësira të vogla deri në mesatare. Temperatura minimale do të ulet në 15 ndërsa ajo maksimale do të arrij në 25 gradë Celsiusë.