Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot niset për vizitë në Vatikan, me rastin e shënimit qendror të jubileut pesë vjet kanonizim të Nënës Terezë, që për herë të parë mbahet në organizim të përbashkët të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Selisë së Shenjtë, kumtoi MPJ.
Në kornizë të kremtimit, Osmani do ta hapë ekspozitën “Nënë Tereza- nga vajzë nga Shkupi deri në Shenjtore” në prezencë të sekretarit të Vatikanit për marrëdhënie me shtetet, monsenjor Pol Riçard Galager, pas çka do të vijojë edhe pritje në prezencë të mysafirëve të lartë dhe përfaqësuesve të Romës dhe Vatikanit.