Filipçe: Së shpejti hapim pikën e vaksinimit në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe paralajmëroi se procesi i vaksinimit në mbarë vendin po rrjedhë mirë dhe pa probleme të theksuara. Në ndërkohë që u shpreh dhe theksi do të vihet në vaksinimin e të rinjve, pikërisht për këtë arsye sipas tij së shpejti do të hapet edhe një pikë vaksinimi në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi.

Marketing

“Analizat tona flasin se procesi i vaksinimit po rrjedh shumë mirë. Dhe po rritet përqindja e vaksinimit, para së gjithash ato të moshës mbi 40 vjeç, që deri më tani janë vaksinuar 53 për qind, nga numri i përgjithshëm, prandaj tani po vëmë aksentin që të vaksinohen ato të moshës më të re. Është vërtetuar se vaksina është e sigurt dhe efikase dhe nuk duhet të kihet frikë, kjo është një ndër mënyrat që të pengohet përhapja e virusit. Tani po vëmë aksentin në thirrjen që më të rinjtë të vaksinohen. Të enjten do të hapet një pikë vaksinimi në Kampusin e Universitetin Shën Kirili Dhe Metodi”, tha Filipçe.

Ministri Filipçe derisa apeloi deri tek të rinjtë që të vaksinohen, përkujtoi në faktin se viktimat e moshës së re si pasoj e Kovid-19, janë të pavaksinuar.