Një arratisje spektakolare është regjistruar në burgun e sigurisë së lartë në Izrael, ku 6 pjestarë të grupeve militante palestineze kanë arritur të lenë qelinë.
Të burgosurit arritën të hapin një tunel nën një lavaman dhe arritën të dalin jashtë rrethimit të burgut.
Ndërkohë ushtria dhe shërbimi i sigurisë së brendshme janë në terren për të ndihmuar policinë në kërkimin e gjashtë palestinezëve që kanë ikur nga burgu i sigurisë Gilboa.
Ndër të arratisurit është një ish-komandant i një grupi të armatosur Al Aqsa në Jenin i cili në vitin 2002 udhëhoqi një sulm ku u vranë gjashtë izraelitë.
Përveç tij, Shërbimi i Burgjeve Izraelite ka bërë të ditur se janë arratisur edhe 5 anëtarë të Xhihadit Islamik: Munadil Nafayat (26 vjeç), vëllezërit Mahmoud dhe Mohammad al-Arida, Iham Kahamji (35 vjeç), Yaqoub Qadiri (49 vjeç).