Besimi: Kemi plan për rimëkëmbje financiare

Duke mësuar nga viti i kaluar, tani fokusi i politikave financiare është vënë tek konsolidimin fiskal që do të zvogëloj deficitin buxhetor dhe borxhin publik, theksoi ministri i Financave, Besimi.

Marketing

“Kemi projektuar rritje prej 4.1 për qind për këtë vit dhe një rritje mesatare vjetore prej 5.4 për qind në pesë vitet e ardhshme. Ndërsa për të siguruar që kjo të mos mbetet vetëm një dëshirë, ne kemi përgatitur një plan për rimëkëmbjen financiare dhe përshpejtimin e rritjes.”,- theksoi ministri i financave, Fatmir Besimi.

Këto komente Besimi i bëri gjatë konferencës “Rimëkëmbja dhe rritja ekonomike pas Kovid”, e cila po mbahet sot dhe nesër në Shkup në kuadër të forumi ekonomik.