



Sipas revistës gjetja e përgjigjeve rreth misterit që paraqet “COVID-i i gjatë” do të kërkojë përdorimin e plotë të njohurive shkencore.Foto:Flickr
Sipas një raporti të ri të botuar në një nga revistat më të rëndësishme në fushën e mjekësisë, simptomat që zgjasin edhe pasi një person e ka kaluar COVID-19-n, kuptohen pak nga mjekësia.
Në revistën “The Lancet” thuhej se të kuptuarit e këtyre simptomave përbën “një sfidë për mjekësinë moderne me rëndësi parësore”, për një përgjigje të përshtatshme ndaj kësaj çështjeje.
Sipas revistës shërimi nga i ashtuquajturi “COVID-i i gjatë” mund të zgjasë më shumë se një vit.
Simptomat që zgjasin në kohë përfshijnë “lodhje të vazhdueshme, gulçim, mjegullim të trurit dhe depresion”.