Kosovë/ Vazhdojnë shifrat e larta të vdekjeve! Ja bilanci i 24 orëve

Kosova ka konfirmuar 28 viktima nga koronavirusi, në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë njoftoi gjithashtu edhe për 920 raste pozitive. Numri i rastet të reja është rritur pasi dje janë regjistruar 890 të infektuar.

Gjatë 24 orëve u shëruan 1,698 pacientë, ndërsa raste aktive me koronavirus në Kosovë aktualisht janë 24,484.

Numri total i rasteve pozitive në shtatë ditët e fundit është 8,901.

Marketing