Talibanët shpallin qeverinë e re, ja kush është udhëheqësi i Afganistanit

Talibanët kanë shpallur ditën e sotme qeverinë e re të Aganistanit.

Marketing

Mësohet se ata kanë njoftuar emrat e disa ministrave në detyrë të kabinetit qeveritar. Sipas mediave të huaja Mullah Mohammad Hasan Akhund u emërua si udhëheqës i qeverisë së re.

Abdul Ghani Baradar do të jetë nënkryetar dhe Sirajuddin Haqqani është emëruar si ministër i Brendshëm.

Talibanët, të cilët erdhën në pushtet muajin e kaluar, pritej të shpallnin një qeveri që kur evakuimi i udhëhequr nga SHBA përfundoi në fund të gushtit. Ata kanë premtuar një qeveri “gjithëpërfshirëse” që përfaqëson përbërjen komplekse etnike të Afganistanit – megjithëse gratë nuk ka gjasa të përfshihen në nivelet e larta./