Tragjedia në Tetovë, sot seancë e jashtëzakonshme e Qeverisë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se sot, me fillim prej orës 10:00 do të mbajë seancë qeveritare të jashtëzakonshme.

Marketing

Ky vendim vjen pas përfundimit të seancës së shtabit të krizës në Tetovë.

“Zjarri në qendrën Kovid në Tetovë është shuar. Mjekët luftojnë për një jetë më shumë. Në rrjedhë është hetimi. Deri tani ka 10 viktima kurse ky numër mund të rritet. Qeveria shpreh ngushëllime për familjarët dhe të afërmit e viktimave dhe uron për shërim të shpejtë të të lënduarve. Pak më herët ka përfunduar shtabi i krizës i cili u mbajt në Komunën e Tetovës dhe kreun më të lartë shtetëror, kurse për sot në ora 10:00 të mëngjesit është caktuar mbledhje urgjente e Qeverisë për zgjidhjen e tragjedisë në Tetovë”, thanë nga Qeveria