Policia italiane operacion ndaj lëvizjes “no vax”, kërcënonin me sulme

Policia italiane organizoi një operacion të gjerë në disa qytete italiane dhe zhvilloi kontrolle në shumë ambiente që i përkisnin lëvizjes që kundërshton vaksinimin e qytetarëve kundër koronavirusit.

Marketing

Sipas të dhënave, grupi dyshohet se kishte kërcënuar me sulme dhe dhunë në një “chat” në Telegram gjatë protestave kundër masave shtrënguese të qeverisë.

Hetimet janë koordinuar nga prokuroria e Milanos dhe u zbatuan nga “Digos” dhe policia.

Kontrolle të imtësishme ka pasur në Milano, Bergamo, Roma, Venezia, Padova e Reggio Emilia ku janë sekuestruar kompjuterë, celularë dhe tableta.