Ende digjet zjarri i madh pyjor mbi stacionin hekurudhor “Rajko Zhinzifov”, në afërsi të Velesit. Digjet pylli i ulët dhe bari.
Zjarri përhapet në pjesën drejt fshatit S’pl, por tani për tani, siç informojnë për MIA-n, nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve Veles, nuk ka rrezik të përhapet në fshat.
Ekipet e NJTZ-së Veles menjëherë kanë shkuar në terren dhe ende punojnë në shuarjen e zjarrit. Intervenojnë tetë zjarrfikës me dy automjete të zjarrfikësve.
Nga NJTZ Veles për AIM potencuan se zjarri te ato është paraqitur në orën 13 e 10 minuta.