Bekim Jashari: UÇK ka qenë një ushtri e lindur, Serbia le t’i hapë arkivat

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari njëherësh pjesëtarë i familjes së Komandantit Legjendar të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari ka reaguar pas deklaratës së zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislmi i cili tha se janë dakorduar me palën serbe që të hapen të gjitha arkivat, duke përfshirë edhe ato të Kosovës që kanë të bëjnë me UÇK-në.

Marketing

Jashari ka thënë se vetëm Serbia është ajo që duhet t’i hap arkivat.

Madje ai i ka bërë thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të bëjnë presion mbi Serbinë për hapjen e arkivave.

“Çfarë të them tash, nëse them se UÇK-ja apo shteti ynë ka arkiva tutem se gaboj, sepse e para ne nuk kemi qenë shtet për kohën që bëhet fjalë. E dyta UÇK ka qenë një ushtri e lindur nga populli që kanë qenë në dijeninë e faktorit ndërkombëtar. Që nga viti 1999 me fillimin e bombardimeve e deri sot e kemi komplet bashkësinë ndërkombëtare këtu dhe nuk e di që kemi diçka sekrete për opinionin. Unë mendoj se arkivat duhet t’i hap Serbia, që ka qenë okupatori që na ka vrarë, prerë, persekutuar. Ajo është e cila duhet t’i hap arkivat dhe BE aty duhet ta ketë presioni n për hapjen e arkivave dhe planet çfarë kanë bërë ndaj shqiptarëve dhe tërë ato kufoma që i kemi të pagjetura që familjarët ende nuk dinë ku ta qesin një lule. Nuk dimë çka kemi me hap na më shumë”, tha Jashari në “Prime Time” të Kanal 10.

Ai ka thënë se kur e ka marrë mandatin si kryetar i Skenderajt në objektin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ka gjetur vetëm fotografi të ushtarëve.