



Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi në profilin e tij në facebook ka njoftuar se janë duke rrjedhur me dinamikë të madhe punimet për ndërtimin e Kullës përkujtimore – Lapidari në fshatin Sllupçan, konkretisht tek varrezat e Dëshmorëve.
Ky është njoftimi i Arifit në profilin e tij facebook:
“Punimet për ndërtimin e Kullës përkujtimore – Lapidarit tek varrezat e Dëshmorëve në f. Sllupçan, po kryhen në përputhje me Planin dinamik.
#MbajmëPremtimet
#BashkëMëTëFortë
#BashkëVazhdojmë”