



Skandale të një pas njëshme po shoqërojnë listën me kandidatët për këshilltarë komunal nga radhët e ASH në Gostivar, shkruan opinionshqip.live
Përveç se vendosi bartës liste djallin e hallës, Valbon Limani, Taravari i cili nuk konsulltoi strukturën e partisë për përpilimin e listës, në tentin për të ndikuar në Komisionin Komunal Zgjedhor, ka joshur kryetarin e komision duke vendosur në listë bashkëshorten e tij.
Kështu, në listën e paraqitur në Komisionin Komunal Zgjedhor – KKZ, ndodhet edhe bashkëshortja e kryetarit të KKZ, Gazmend Jashari.
Përveç se paraqet konflikt interesi, tentativa e tillë e Taravarit interpretohet si formë për të pasur ndikim në procesin zgjedhor përmes kryetarit të KKZ.