![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/06/AKTUALE_pop.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/07/AKTUALE_pop1.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/07/AKTUALE_pop2.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/07/AKTUALE_pop3.jpg)
Të nderuar qytetarë të Gostivarit,
Më lejoni që t’ju njoftoj se Kuvendi i Degës së Lëvizjes BESA në Gostivar më besoj që të jem Bartës i Listës së Këshilltarëve të Lëvizjes BESA në Komunën e Gostivarit, ku do i prijë një liste të mrekullueshme.
Kjo për mua përpos një privilegji, është edhe një përgjegjësi shumë e madhe, t’i prijë kësaj liste plot entuziaste me plot të rinj e të reja, profesionistë dhe artistë, njerëz të shquar dhe të ndershëm në profesionet e tyre.
Sllogani i Lëvizjes BESA, vërtetohet edhe te lista e kandidatëve për këshilltar dhe kandidatit për kryetar të Komunës, prof. Fadil Zendeli, ku ne tregojmë qasjen serioze për qytetin e Gostivarit dhe ku tregojmë se jemi të vendosur për ta fituar Gostivarin, me ka krejt!