Vdekshmëria nga Kovid në botë, ja ku renditet RMV-ja

Maqedonia e Veriut gjendet në vendin e katërt në botë sipas vdekshmërisë nga COVID-19 në një milionë banorë – tregojnë të dhënat e statistikave botërore deri më 16 Shtator. Në shifrat e rrjetit “Statista” nuk janë vënë të dhënat e djeshme kur u shënuan 29 viktima.

Marketing

Sipas këtyre të dhënave, në vendin tonë deri më tani si pasojë e koronavirusit kanë vdekur 3055.98 persona në një milion banorë që e rendit Maqedoninë e Veriut në vendin e katërt sipas vdekshmërisë. Para vendit tonë janë Bosnja e Hercegovina, Hungaria dhe Peruja – vendi lider në këtë listë.

Nga ana tjetër, sipas të dhënave të “Covid Data Check“, Maqedonia e Veriut, në 13 ditët e fundit, është me vdekshmëri më të lartë në Evropë.

Sipas të dhënave për periudhën nga 4 deri më 17 Shtator, në top-10 vendet me vdekshmëri më të lartë në 100.000 banorë në Evropë, Maqedonia e Veriut është e para me 18.4% vdekshmëri.

Më pas renditen Mali I Zi me 13.45, Bullgaria me 13.1%, kurse në vendin e katërt Bosnja e Hercegovina me 10.5%. Greqia është në vendin e gjashtë kurse Serbia në vendin e tetë me 4.1% vdekshmëri.