Faton Ahmeti, drejtori Fondit të Sigurimit Shëndetësor nga radhët e BDI-së përmes një postimi ka ngritur lartë fugurën e kryetares së Tetovës Teuta Arifi. Kjo e fundit ditën e djeshme ishte cak i fyerjeve nga disa protestues në Tetovë për rastin tragjik të spitalit modularë.
Teuta është e para, nuk e tundojnë shpifjet dhe fyerjet banditeske!- thotë Ahmeti.
Ja postimi i plotë:
Teutën e Ilirisë, Teutën e shqiptarisë, Teutën e Tetovës, nuk e tundojnë shpifjet dhe fyerjet banditeske!
Teuta, e para, në përfaqësim të gruas shqiptare në Maqedoni!
Teuta, e para, pranë vëllezërve dhe motrave në nevojë!
Teuta, e para, pranë dhe mes qytetarëve!
Jo rastësisht, Teuta është e para!