Osmani në SHBA në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, javën e ardhshme do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ku do të marrë pjesë në Debatin e përgjithshëm të sesionit të 76 -të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Marketing

Në kuadër të vizitës, siç informojnë nga MPJ, parashikohen takime edhe me përfaqësuesit e lartë të administratës amerikane, ndërsa në agjendën e Osmanit ka disa takime dypalëshe me homologë nga vende gjeografikisht më të largëta. Ndërkaq, parashikohet edhe një ngjarje e veçantë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Maqedonisë së Veriut dhe Filipineve.

Në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme, Osmani do të marrë pjesë edhe në një numër takimesh të nivelit të lartë, siç është takimi i Unionit të demokracive, Aleanca për multilateralizmin dhe Konferenca në mbështetje të hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për ndalesë të përgjithshme të testimeve bërthamore.

Osmani, siç bëjnë të ditur në MPJ, do të marrë pjesë edhe në takimin me Sekretarin e përgjithshëm të OKB –së, Antonio Guteresh si dhe në fjalimin e presidentit, Stevo Pendarovski në Debatin e përgjithshëm.

Nga MPJ informojnë se vizita e ministrit në Kombet e Bashkuara do të shfrytëzohet për promovimin e mëtejshëm të përpjekjeve të vendit, por edhe të partnerëve tanë, “BE-së dhe SHBA-së, për ta mbështetur multilateralizmin efektiv”.

Marketing