Të shtëna me armë zjarri në Medresen e vajzave në Tetovë, ja çka thotë policia

“Sot (20-shtator) në orën 09 e 05 minuta në SPB Tetovë është raportua se mbrëmë (19/20 shtator) autor i (të) panjohur me armë zjarri janë dëmtuar disa dritare të ndërtesës së Shkollës së Mesme Teologjike Medresijea “Isa Beu”, me lokacion në rrugën “Probishtipska” në Tetovë.
Janë dëmtuar dritaret në katin e para dhe të dytë, gjegjësisht dritaret e koridorit. Inspektimi është kryer nga një ekip i SPB Tetovë, ku janë gjetë, fotodokumentuar dhe janë ngritur për ekspertizë disa gëzhoja plumbi dhe punohet në dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rastit” thuhet në komunikatën e policisë së Tetovës./TS/

Marketing