Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Singaporit, Vivian Balakrishnan, në margjinat e Asamblesë së 76 -të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Në takim është biseduar për shkëmbimin e përvojave mes dy vendeve në fushën e shëndetësisë, financave, arsimit e teknologjisë.
Postimi i plotë i ministrit Osmani në facebook:
📍 Kisha nderin të takohem me MPJ të Singaporit, Vivan Balakrinshan, në margjinat e sesionit të 76 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
👉 Me Ministrin Balakrinshan, i cili është okulist i shquar kishim diskutime produktive për mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave mes dy vendeve në fushën e shëndetësisë.
👉 Singapori është njëra prej vendeve më të zhvilluara të botës, qendër e njohur e finanacave, arsimit dhe teknologjisë. Në këtë aspekt, shkëmbyem ide për mundësitë për ndarjen e përvojave të Singaporit dhe zbatimin e tyre në fusha ku ne kemi interes.
👉 Shprem kënaqësi të ndërsjellë me zhvillimin e deritanishëm të bashkëpunimit në kuadër të organizatave ndërkombëtare, me fokus të veçantë në Kombet e Bashkuara.