Sulmuesi nuk e ka nisur aspak mirë aventurën te PSG.
Leo Messi është duke u përballur me një lëndim të lehtë që e la atë jashtë fushës për ndeshjen ndaj Metz.
Megjithatë, PSG përmes një komunikate njoftoi se procesi i rikuperimit të Messit është duke vazhduar dhe ai do të mungojë edhe në ndeshjen e radhës ndaj Montpellier.
Parisienët do të luajnë të shtunën me Montpellierin, pa yllin argjentinas.
Gjendja e 34-vjeçarit do të mbikqyret nga stafi mjekësorë i klubit dhe mbetet të shihet nëse do të jetë i gatshëm për duelin ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.
Argjentinasi ka tre ndeshje të zhvilluara deri më tani me gjigantin francez por ende nuk ka gjetur rrugën drejt golit.
Le point médical #PSGMHSC@Aspetar
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) September 24, 2021