Amir Rrahmani pësoi një goditje të frikshme në ndeshjen që Napoli e luajti ndaj Sampdorias.
Mbrojtësi kosovar ngjalli frikë të madhe te tifozët e Napolit, por edhe tek ata të Kosovës, pasi në pamje të parë goditja dukej e rëndë.
Megjithatë, faqja zyrtare e Napolit sot njofton se lojtari ka shpëtuar pa ndonjë dëmtim, përcjell Periskopi.
“Amir Rrahmani iu nënshtrua një testi neurologjik në ‘Pineta Grande Clinic’ dhe mori dritën e gjelbër”, thuhet në faqen zyrtare të Napolit.
Mbrojtësi pritet të paraqitet për Napolin edhe në ndeshjen e vikendit.