Përveç Njësive Speciale të Policisë së Kosovës dhe xhandarmërisë serbe, në pikat në veri të Kosovës po qëndrojnë edhe pjesëtarë të KFOR-it.
Një prej pjesëtarëve të kontingjentit hungarez të KFOR-it iu tregoi gishtin e meseit gazetarëve serbë në Leposavic
Mediat serbe këtë gjest të ushtarit e morën si tregues të qëndrimit të KFOR-it ndaj serbëve dhe për krijimin e ushtrisë̈ së Kosovës. Situata sot në Veri të Kosovës u tensionua pasi serbët dogjën Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok.