Zv/ ministri Rexhepi priti në takim Ministrin e Infrastrukturës së R. Kosovës, Liburn Aliun

Zëvendësministri i transportit dhe lidhjeve Bekim Rexhepi së bashku me ministrin Blagoja Boçvarski dhe drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërorë, Ejup Rustemisot priti në takim Ministrin e Infrastrukturës së R. Kosovës, Liburn Aliun.
Në fokus të takimit ishin projektet e përbashkëta të infrastrukturës me thek të veçantë për Memorandumet të nënshkruara nga Qeveritë e te dy shteteve siç janë projektet për rindërtimin e zonës tampon në vendkalimin kufitar Bllacë dhe marrëveshje për studimin e fizibilitetit për rrugën nga Tetovë në Prizren.U dakorduan qe të formohen komision nga të dyja palët në lidhje me konretizin e procedurave të projekteve në fjalë.

Marketing

Postimi i plotë:

Kishim nderim që sot bashkë me ministrin Blagoja Boçvarski dhe drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërorë, Ejup Rustemi pritëm në takim Ministrin e Infrastrukturës së R. Kosovës z.Liburn Aliun dhe zv Ministrin z. Durmishi.

Biseduam për projektet e përbashkëta të infrastrukturës me fokus të veçantë për Memorandumet të nënshkruara nga Qeveritë e te dy shteteve siç janë projektet për rindërtimin e zonës tampon në vendkalimin kufitar Bllacë dhe marrëveshje për studimin e fizibilitetit për rrugën nga Tetovë në Prizren. U dakorduam qe të formohen komision nga të dyja palët në lidhje me konretizin e procedurave të projekteve në fjalë.

Bashkëpunimi do të vazhdoj në mes dy vendeve dhe dy popujve, për shkak të bashkëpunimit më të madh ekonomik dhe marrëdhënieve dypalëshe.