Ushtria serbe tërhiqet nga kufiri me Kosovën

Ushtria serbe e cila gjendej në afërsi të kufirit me Kosovë është tërhequr dhe është zhvendosur në Rashkë, shkruan televizioni serb N1.

Marketing

Sipas informacioneve të N1, as dje ushtria serbe nuk ka qenë e pranishme në afërsi të kufirit me Kosovën dhe sipas tyre ushtria është tërhequr në kazermën në Rashkë.

Këtë mëngjes, helikopteri i KFOR-it ka fluturuar mbi Jarinje, teksa policia e Kosovës e bën ndërrimin në ora 12:00.

Ndërkaq, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se ka pasur dy takime të ndara me kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç.