Përqafimi i akullt i Selës me Feta Alimin!?

Koment: TetovaSot

Marketing

Në burg, atje diku Feta Alimi nga kalendari secilën kohë rrethon edhe një ditë tjetër që ik. Një ditë më pak të qëndrojë aty në atë vend të ftohtë dhe të frikshëm të zënë myshk, është një ditë kur mund të ëndërrojë për lirinë që ia vodhën kaq keq.
Por, Feta Alimi është më keq edhe kur del jashtë sepse atë nuk e mbron më askush. Nuk e mbron as ai që ia shpëtoi jetën dhe jeton mes të mirave të jetës. Atë nuk e shpëtoi askush edhe kur njeriun që e largoi nga kthetrat e vdekjes nga ajo bandë e tërbuar më 27 Prill, ishte në pushtet dhe harroi emrin e tij.

E përmendi ndonjëherë emrin e tij sa për sy e faqe dhe kaq. Rrëfimi u mbyll aty.
Dhe sapo erdhi sërish një tjetër fushatë ai vrapoi të bëjë fotografinë që ta sheh turma pastaj s’ka lidhje nëse në fundjavë njëri do vazhdojë fushatën dhe tjetri do niset të vuajë kohën e mbetur prapa grilave.

Vetëm kur u duhet një përqafim i akullt rrethuar me fotografë dhe në fushatë e bëjnë këtë, pastaj zhduken pa u shqetësuar për makthet e Fetait që ka lënë një familje jashtë dhe e pret natë e ditë. Problemi është se Fetai do jetë tre ditë i ” lirë” dhe më pas zemërvrarë do niset drejt korridoreve të ftohta të burgut ndërsa atë që e shpëtoi do bëjë fushatë për pushtet .
Me jetën e shtrenjtë të Fetait luan dikush por nuk e shpëton atë askush.

Fetai që na dhemb të gjithëve për mënyrën si po e vuan procesin e Kafkës, është në realitete tjera sepse me lirinë që ia grabitën, ai nuk e kupton se dikush me përqafimet e akullta që i bën, do që të duket në fotografinë e fushatës, por kur kishte pushtet në 2017 -tën e la bashkë me të tjerët të kalbej në burg.

Fetai mund të ishte shpëtuar nga ai që e mbrojti dhe sot do jetonte ditët e lirisë , por … /TetovaSot/