Një tjetër shtatzanë nuk i ka mbijetuar luftës me koronavirusin dhe ka ndërruar jetë ditën e sotme.
News 24 raporton se ka humbur jetën një 24-vjeçare e cila ishte e infektuar me Covid-19.
Disa javë më parë, mjekët në spitalin Infektiv ku Xheni Kaba ishte shtruar, kanë bërë lindje të parakohshme duke sjellë në jetë fëmijën.
Gjendja e 24-vjeçares ishte përkeqësuar dhe ajo ishte dërguar në Turqi për trajtim të specializuar, ku edhe ka ndërruar jete ditën e sotme.
Kujtojmë që një ditë më parë, ndërroi jetë në spitalin Infektiv edhe një grua 34 vjeçare e cila ishte 4-muajshe shtatzënë.