Berisha kërcënon Bashën: Në iPad kam regjistruar dokumente e bisedat në zyrë

Sali Berisha tha se ka shumë dokumente që faktojnë biseda të ndryshme me kreun e PD Lulzim Basha, në zyrë për çështje të ndryshme.

Marketing

“Në këtë iPad kam shumë dokumente, që faktojnë se Lulzim Bashës i kam thënë në zyrën time shumë gjëra. Ato gjëra që keni kërkuar ju. Unë këtu kam shumë dokumente, unë mund të faktoj shumë gjëra që i kam thënë Lulzim Bashës në zyrë ato që i keni kërkuar dhe ju dhe e kam kritikuar. I kam kërkuar të japë dorëheqjen në 2017, kam thënë se kryetari duhet të jepte dorëheqjen.

Por nuk kam ndërhyrë në problemet e brendshme të partisë dhe nuk kisha projekt për rikthimin në krye. Po të hyja pa projekt vetëm se shkaktoja kaos. Por a ishte e drejtë të mos ndërhyja në problemet e PD? S’e kam sulmuar kurrë publikisht. Ky është gabimi im”, tha Berisha.