Partia e djathtë maqedonase VMRO-DPMNE, e njohur për shqiptarët si parti shovene dhe nacionaliste sonte para banorëve të Gostivarit, përfshirë këtu edhe kryetarin aktual Arben Taravari ka prezantuar listën e saj për këshilltarë në këtë komunë, shkruan opinionshqip.live
Gjatë këtij tubimi Mickoski njëjtë sikur edhe anëtarët tjerë të partisë së tij, nuk thanë asnjë fjalë në gjuhën shqipe, e lëre më të kishin ndonjë transparent apo video prezantim edhe në shqip, votues të cilëve u kërkojnë votën për Taravarin.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në faqen e tij zyrtare në facebook ka shënuar se sonte ka qenë në tubim në Gostivar, por fatkeqësisht asnjë shkronjë nuk e kishte n ë gjuhën shqipe, në shenjë respekti për partnerët e tij shqiptar të koalicionit, njërit prej të cilëve edhe emrin asnjëherë nuk ia shkruan apo thotë ashtu siç e ka Aleanca prë Shqiptarët por e quan vetëm ALEANCA.